Plotësohen ekipet çerekfinaliste të ‘Copa America’

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm u luajtën ndeshjet e fundit grupore, ku u mësuan edhe çerekfinalistët e radhës të Kupës së Amerikës.

Brazili dhe Kolumbia u ndanë në paqe me rezultat 1:1, për të vijuar të dyja në fazën çerekfinale për shkak të pikëve të grumbulluara.

Në anën tjetër, Kosta Rika mposhti Paraguajin me epërsi minimale 2:1, fitore kjo që nuk i hyri në punë për kualifikim, meqë renditet e treta në grup.

Kësisoj, ndeshjet çerekfinale do të jenë si në vijim:

Argjentina – Ekuadori (5 korrik);

Venezuela – Kanada (6 korrik);

Kolumbia – Panama (7 korrik);

Uruguaji – Brazili (7 korrik)./Indeksonline/

Read Previous

Shqipëria i kërkon Kinës ta shmangë dënimin me vdekje për një shtetas shqiptar

Read Next

Chelsea e ka seriozisht për Calafiorin, gati oferta e lartë për transferimin e italianit