“Të rinjtë po vuajnë gjithnjë e më shumë nga kanceri i zorrës së trashë”

“Kanceri kolorektal po diagnostikohet gjithnjë e më shumë në një moshë më të re”, arritën në përfundimin autorët e një raporti të Shoqatës Amerikane të Kancerit.

Sipas raportit, që nga mesi i viteve 1990, numri i rasteve tek njerëzit nën moshën 50 vjeç është rritur me rreth 50 për qind. Ky është një nga kanceret më vdekjeprurëse në këtë grupmoshë.

Ndërkohë, shumë njerëz nuk e dinin se në vitin 2018, Shoqata Amerikane e Kancerit uli moshën e rekomanduar për fillimin e ekzaminimit nga 50 në 45 vjeç, raporton NPR ( National Public Radio), një organizatë mediatike jofitimprurëse amerikane./abcnews.al

Read Previous

Në ç’kushte mund të ndodhte zëvendësimi i presidentit Biden si kandidat?

Read Next

Moti për ditët në vijim