Ish-futbollisti i Arsenal dhe kombëtares së Francës, Robert Pires, mendon se Thierry Henry ishte një lojtar më i fortë se Kylian Mbappe. 50-vjeçari, theksoi së fundmi se Henry ishte më i kompletuar dhe se më të mirë se ai kur vjen fjala te lojtarët francezë, ishin vetëm Platini dhe Zidane.
“Henry ishte një lojtar më i mirë se Mbappe. E dua dhe e pëlqej shumë Mbappe, por mendoj se Henry ishte një futbollist më i kompletuar. Madje, unë jam i bindur se përsa i përket lojtarëve francezë vetëm Platini dhe Zidane ishin më të mirë se Henry”, u shpreh Pires. /SuperSport.al/