Sot rreth orës 00:55, kemi pranuar informatë se persona deri më tani të panjohur, me forcë kanë depërtuar në një poligon të shenjëtarisë në Gjakovë, dhe nga aty kanë vjedhur disa armë zjarri.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rast “vjedhje e rëndë”. Aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarve.