Franca dhe Holanda thyejnë rekordin e çmendur të Evropianit

Barazimi pa gola ndërmjet Francës dhe Holandës të premten ka thyer një rekord të pabesueshëm në Evropian, që kishte zgjatur nga turneu i fundit.

Sipas “StatMuse”, ndeshja në “Red Bull Arena” në Leipzig ishte barazimi i parë 0:0 që prej duelit ndërmjet Anglisë dhe Skocisë që ishte luajtur në “Euro 2020”.

Në 50 ndeshje rresht prej asaj ndeshjeje, është shënuar të paktën një gol.

Ky barazim ka qenë i mirëseardhur si për Francën ashtu edhe për Holandën, pasi të dyja i kanë fituar ndeshjet e para.

Tani Franca dhe Holanda do të luftojnë për vendin e parë në Grupin D.

Franca luan me Poloninë, kurse Holanda do të përgatitet për ndeshjen me Austrinë./koha.net

Read Previous

Në Gjakovë u mbajtën garat republikane të shahut, morën pjesë nxënës nga e gjithë Kosova

Read Next

Përfundon provimi i Maturës 2024