“Nuk është figurë unifikuese”, Hoti del kundër Sejdiut për president
Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, iu ka bërë thirrje të gjitha partive politike që të marrin pjesë në seancën që do të mbahet për votimin e presidentit.
Orlando përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se bojkotimi i seancës nuk i sjellë dobi askujt.
“Siç kam thënë më parë, tash është koha që të gjitha partitë dhe deputetët të veprojnë me përgjegjësi, të vendosin interesin e vendit para gjithçkaje duke marrë pjesë në proces. Bojkotimi nuk do t’i sjellë dobi askujt”, tha ai. /Gazeta Sinjali/