Mbretëria e Bashkuar raporton shtatë viktima për shkak të mpiksjes së gjakut

Shtatë njerëz kanë vdekur nga mpiksjet e pazakonta të gjakut pasi morën vaksinën Oksford-AstraZeneca në Mbretërinë e Bashkuar, ka thënë rregullatori i ilaçeve për BBC.

BBC, raporton se në total, 30 njerëz nga 18 milionë të vaksinuar deri më 24 mars kishin këto mpiksje.

Ende nuk është e qartë nëse këto raste janë thjeshtë rastësi apo efekte anësore të vaksinës.

Agjencia Rregullative e Barnave dhe e Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA) thotë se përfitimet vazhdojnë të tejkalojnë çdo rrezik.

Sidoqoftë, shqetësimi ka bërë që vendet e tjera sikurse Gjermania, Franca, Holanda dhe Kanadaja të kufizojnë përdorimin e vaksinës, në mënyrë që të aplikohet vetëm për njerëzit e moshuar.

Të dhënat e publikuara nga MHRA të premten, treguan 22 raste të trombozës së sinusit venoz cerebral (CVST) që është një lloj i mpiksjes së gjakut në tru. /Telegrafi/

Read Previous

Akullnajat po shkrihen, studimi: Po sjellin më shumë dëborë mbi Evropë

Read Next

Vaksinimi kundër gripit ndihmon edhe për kalimin e COVID