Gazetari Fabrizio Romano ka raportuar që Real Madridi po dëshiron të nënshkruajë kontratë të re me heroin e finales së sivjetme të Ligës së Kampionëve, Dani Carvajal.
“Pas Luka Modriqit dhe Lucas Vasquezit, dhe pasi të qartësohet situata e Nachos, Real Madridi dëshiron që t’i fillojë bisedimet për një marrëveshje të re me Dani Carvajalin”, ka shkruar Fabrizio Romano në X.
“Klubi është ekstremisht i lumtur me performancat e tij, dhe kontrata e re do të jetë temë diskutimi në muajt e ardhshëm”./Klankosova.tv