​Bogujevci: T’i ndihmojmë njëri-tjetrit, sidomos atyre që iu nevojitet ndihma jonë

Bashkësia Islame e Kosovës është vizituar sot edhe nga delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i prirë nga nënkryetarja, Saranda Bogujevci.

Bogujevci ka thënë se duhet të përkujdesemi për njëri-tjetrin e sidomos ndaj atyre që kanë më shumë nevoje dhe iu nevojitet ndihma jonë.

“Është ditë shumë e rëndësishme që ndërlidhet me sakrificën por edhe mirësinë. E si popull kemi kaluar në momente të vështira me shumë sakrificë dhe fale Zotit jem këtu, kemi kaluar një pjesë të madhe. Qoftë kjo ditë e mbushur me mirësi, gëzime së bashku me familjet e juaja. Përkujdesje ndaj njëri-tjetri e sidomos ndaj atyre që kanë shumë me pak se ne dhe ju nevojitet ndihma jonë”, ka thënë Bogujevci.

Ndërkohë, gjatë bisedës Bogujevci ka njoftuar se salla e Kuvendit do të rinovohet gjatë pushimeve verore që kanë. Aty është bërë e ditur se edhe BIK ka kërkuar para nga Kuvendi./kp

Read Previous

Palestinezët falin Bajramin në rrënojat e xhamisë së shkatërruar në Khan Younis

Read Next

Kurti dhe liderët politikë vizitojnë BIK-un, thirrje për paqe dhe unitet në festën e Kurban Bajramit