Ansambli muzikor i Gjakovës, “Orkestra simfonike” ka bërë promovimin e CD-së së parë me muzikë dhome. Udhëheqësi i kësaj orkestre, Pëllumb Vula tha se me anë të kësaj CD-je ata kanë parë mundësinë të jenë më afër adhuruesve të muzikës klasike.
I pranishëm në këtë organizim ishte edhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini për të cilin CD-ja me “muzikë dhome” përmban shumë elemente të vecanta.
E ata që punuan me përkushtim për këtë realizim, treguan për punën në këtë projekt.
Kjo CD është e para e regjistruar nga Ansambli muzikor “Orkestra simfonike” . Realizimi i saj është mbështetur nga DKRS në Gjakovë.