Gjendja me Covid-19 në shkollat e Gjakovës

Gjendja me Covid-19 neper shkollat e komunës së Gjakovës duket se është stabile. Drejtori i Arsimit, Gjevalin Nikollbibaj tha se po punojnë intensivisht me task forcën komunale duke marrë gjitha masat e nevojshme nëpër shkolla për ta mbajtur nën kontroll situatën me Covid-19. Ai tregoi edhe numrin e të infektuarve nëpër shkollat e kësaj komune.

Nikollbibaj më tutje shtoi se që nga fillimi i kësaj pandemie vetëm në shkollën “Nexhmedin Nixha” është praktikuar skenari C me mësim online për 3 javë pasi që numri i të infektuarve në atë shkollë ishte rritur në masë më të madhe. Ndërsa për momentin janë 3 klasë në 3 shkolla të ndryshme që po bëjnë mësim online.

Si pasojë e infektimit me Covid-19 një  profesor në shkollën e fshatit Guskë ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare, rast ky i vetmi në këtë komunë.

Read Previous

Kurti takon përfaqësuesit e agjencive të Kombeve të Bashkuara, i falënderon për vaksinat

Read Next

103 persona të vaksinuar deri në mesditë në sallën “1 Tetori”