Në Çeli Sytë të ftuar ishin Dr. Lendrit Spahiu dhe Arijana Zhubi Roka, të cilët dhanë këshilla për një jetë të shëndetshme. Dita fillon mbarë në orët e hershme të mëngjesit thotë Dr. Lendriti, ai shtoi se në mëngjes trupi jonë tajon hormonin e kortizolit dhe me zgjimin e hershëm ne ndihemi më të freskët dhe më me energji.
E Arijana Zhubi Roka, na kompleksoi me rutinën e saj të rregullt, ajo tregoi se zgjohet që në 5 të mëngjesit sepse kështu arrin t’i mbërrijë të gjitha angazhimet që ajo synon t’i kryejë brenda ditës por dhe se kështu ndihet më energjike.
Përgjigjet se si duhet ushqyer shëndetshëm, a duhet të mirret vaksina në moshën njëvjeçare tek fëmijët dhe cilat vitamina që i duhen trupit mund t’i marrim përmes ushqimit ndiqni në videon më poshtë:
Dr. Lendrit Spahiu dhe Arijana Zhubi Roka, këshillojnë për një jetë të shëndetshme