Regjistrimet e reja të makinave në Evropë shënojnë rritjen më të madhe që nga tetori 2023
Juventus dhe Roma janë dy klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për të transferuar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që aktivizohet te Lille, Edon Zhegrovën.
Sipas raportimeve të medieve italiane si klubi torinez edhe kryeqytetasit pritet të vazhdojnë nga puna për të tentuar afrimin e Zhegrovës këtë merkato.
Megjithatë, duket se “bardhezinjtë” janë disi më të avantazhuar në këtë garë, kjo për shkak se “Zonja e Vjetër” ka marrëdhënie të shkëlqyera me agjentin e sulmuesit, Hasn Cetinkaya, duke qenë se është i njëjti person që shiti Denis Zakaria për 20 milionë në Monaco.
Mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e Zhergovës në fund, mirëpo ajo që dihet është fakti se kjo verë ka për të qenë shumë e “nxehtë” për 25-vjeçarin./ h.ll/abcnews.al