Një 34-vjeçar ka vdekur sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nën dyshimet për vetëvrasje. Ai po dyshohet se ka marrë lëndime nga arma e zjarrit të gjatë paradites në Gjakovë.
Kështu ka bërë të ditur për TV Syrin, Sheremet Elezaj, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Gjakovën.
Raportimi i plotë:
“Sot rreth orës 10:10 kemi pranuar informatë se një person mashkull i lindur në vitin 1990 është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Përgjithshme në Gjakovë e më vonë në QKUK për trajtim mjekësor, (dyshohet për shkakë të plagës së shkaktuar nga armë zjarri). Njësitet e nevojshme policore menjëherë ju kanë përgjigjur rastit ku është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Fillimisht, në konsultim me prokurorin e shtetit, veprimet hetimore janë ndërmarrë në drejtim të veprës “vetvrasje në tentativë”. Rreth orës 12:50, nga QKUK jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë.“