Zelensky: 106 vende dhe organizata ranë dakord të marrin pjesë në samitin në Zvicër

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se deri më tani 106 vende dhe organizata kanë rënë dakord të marrin pjesë në konferencën e ardhshme të paqes për përfundimin e konfliktit në Ukrainë, e cila do të mbahet në Zvicër.

Në Singapor, Zelensky, duke iu drejtuar më shumë se 500 pjesëmarrësve të konferencës aziatike të sigurisë “Dialogu Shangri-La”, kryetarë shtetesh, ministra dhe zyrtarë të tjerë nga rreth 50 vende, tha se një konferencë e paqes në Zvicër do të ishte mënyra më e mirë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Ai shtoi se ishte i zhgënjyer që disa liderë botërorë ende nuk e kishin konfirmuar praninë e tyre në konferencën në Zvicër, por ai nuk përmendi ndonjë vend në veçanti./abcnews.al

Read Previous

Media franceze: Shqipëria – destinacioni më në ‘modë’ për verën e vitit 2024

Read Next

Ballkaniku i Kick boksit, Kosova në garë për katër medalje të arta