Bujar Osmani takon Blinkenin: Biseduam edhe për respektimin e tri marrëveshjeve

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është takuar me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka postuar edhe një fotografi teksa ka biseduar me Blinkenin.

Sipas Osmanit, temë diskutimi mes tyre ishte aktualiteti i Maqedonisë së Veriut dhe domosdoshmëria e kursit euroatlantik të vendit.

“Me Sekretarin Blinken bisedova për aktualitetet në vendin tonë dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të kursit euroatlantik të vendit, përkushtimin për demokracinë multietnike funksionale dhe respektimin e tre marrëveshjeve. Falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve”, ka shkruar Osmani. /GazetaSinjali/

Read Previous

Perez: Rreth 20% e eurodeputetëve të ardhshëm mund të jenë kundër anëtarësimit të Kosovës në BE

Read Next

Shtatë faktorët që ndikuan që ish-presidenti Donald Trump të shpallet fajtor