Tirana dhe Berati janë në mesin e 18 qyteteve europiane ku turistët mund të kalojnë pushimet me çmime të përballueshme përgjatë vitit 2024. Renditja është bërë në të përditshmen britanike CN Traveller.
Në artikull shkruhet se bukuritë bregdetare të Shqipërisë kanë ngjallur interesin e pushuesve për të vizituar Tiranën. Për të mësuar për të kaluarën magjepsëse, siç e cilëson CN Traveller, rekomandohet për t’u vizituar Muzeu Historik Kombëtar.
“Më e mira nga të gjitha, Tirana ofron disa nga dhomat më të lira në Evropë”, shkruhet ndër të tjera.
Ndërsa Berati krahasohet me Pulian e Italisë, me shtëpitë e bardha krejtësisht unike. Për të parë nga lart qytetin e një mbi një dritareve nga Kalaja duhet kaluar në rrugët me kalldrëm.
Sipas të përditshmes britanike dhomat tradicionale në shtëpitë karakteristike ofrojnë gjithashtu edhe çmime tej mase të përballueshme./Tv Klan