Rama: Sektori i ndërtimit po transformon ekonominë dhe shoqërinë në Shqipëri
Një aksident tragjik ka ndodhur Kirgistan, ku një kamionçinë përplasi papritur një turmë studentësh, të cilët ishin mbledhur në një ngjarje kulturore të rajonit. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur 29 persona, njofton CNNTURK.
Aksidenti ndodhi në rrethin Suzak, në rajonin Chalal-Abad të Kirgistanit, ku nga kamerat e sigurisë është kapur kamioni i akulloreve, që papritur ka nisur të ecë duke marrë para studentët.
Sipas deklaratës së Ministrisë së Shëndetësisë së Kirgistanit, 18 persona, mes tyre 1 mësues dhe 17 studentë, u shtruan në spital. Ndihma mjekësore ambulatore iu ofrua 11 studentëve./CNNTURK/

