Projektet e komunës së Gjakovës për rregullimin e infrastrukturës rrugore janë duke hasur në vështirësi, kjo e gjitha për shkak të mungesës së bashkëpunimit më kompaninë për distribuim të energjisë elektrike KEDS. Kjo kompani në vazhdimësi ka paraqitur kërkesa të reja duke mos e respektuar marrëveshjet paraprake.
Komuna e Gjakovës në hall me kërkesat e KEDS