Florian Marku pas humbjes: Pritën 14 vite për ta treguar shpirtin e zi, nuk dorëzohem!

Me ndeshjen e 31 marsit ndaj Chris Kongo përfundoi seria si i pamposhtur në boksin profesionist për Florian Markun.

Disa ditë pas ndeshjes, ka reaguar vet boksieri shqiptar.

Ai përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, shkroi se i falënderon të gjithë ata që humbjen e tij e kanë përjetuar bashkë me të.

“Kanë kaluar disa ditë nga ndeshja. Kam parë edhe lexuar disa komente. Dua të falënderoj nga zemra, sinqerisht, të gjithë ata që e kanë përjetuar këtë humbje me mua edhe sado pak janë munduar me nje mesazh pozitiv, të tregojnë përkrahje. Nuk e keni idenë se sa e vlerësoj secilin prej jush. Ka dhe nga ata që priten 14 vite, që nga hera e fundit që unë kam humbur, të tregojnë shpirtin e tyre të zi, duke u munduar të njollosin emrin tim” – shkroi ai.

Marku, përveç që potencoi se nuk do të dorëzohet kurrë, ai shtoi se humbja erdhi pasi kundërshtari i tij ishte i papërshtatshëm.

“Kurrë nuk jam dorëzuar. Kundërshtari ishte i papërshtatshëm, i doli loja qe ai kërkonte duke lëvizur vazhdimisht dhe duke përqafuar tepër” – përfundoi ai./Klankosova.tv

Read Previous

Regjistrohen 312 raste me kollën e keqe në Shkup

Read Next

​Parlamenti i Norvegjisë vazhdon seancën pavarësisht kërcënimit me bombë