Gërvalla takohet me kryetarët e komunave arbëreshe në Itali

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e ka vazhduar qëndrimin në Itali.

Pas vizitës në Kalabri, ajo ka takuar presidenten e Provincës Cosenza, Rosaria Succuro dhe kryetarët e bashkive arbëreshe.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në platformën “X”.

“U diskutua për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet komuniteteve tona dhe mënyrat për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor me Kosovën”, ka shkruar Gërvalla. /Klankosova.tv/

Read Previous

​Lajçak për takimin e kësaj jave në Bruksel: Shpresoj të tejkalohen mosmarrëveshjet

Read Next

Dhoma e Tregtisë: BQK largon tarifën për depozitimin e monedhave metalike