Policia ka ndaluar një kombi në Qirkoviq të Leposaviqit, i cili dyshohet se ka hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.
Policia ka bërë të ditur se njësia policore ka ndaluar një kombi që drejtohej nga i dyshuari kosovar në të cilin kishte të ngarkuara mallra të për të cilat nuk kishte dokumentacion.
Sipas policisë, gjatë legjitimimit është kuptuar se i dyshuari me kombi kishte hyrë në territorin e Republikës së Kosovës nga Serbia përmes rrugëve ilegale.
“Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa malli i është dorëzuar doganës”, njofton policia./rtklive/