Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të cilët dyshohet se janë përfshirë në një rast ku janë përdorur armë zjarri në Lipjan.
Sipas raportit 24 orësh të policisë dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, derisa personi tjetër është duke u trajtuar në QKUK nën mbikëqyrje të policisë.
Sipas mjekëve personi që është duke u trajtuar është jashtë rrezikut për jetë dhe se rasti është nën hetime./KosovaPress/