Franca e bën abortin të drejtë kushtetuese

Franca është bërë vendi i parë në botë që ka vendosur të drejtën e abortit në kushtetutën e saj.

Parlamentarët votuan për të rishikuar kushtetutën e vendit të vitit 1958 për të mbrojtur “lirinë e garantuar” të grave për të abortuar, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ai bëhet amendamenti i 25-të i dokumentit themelues të Francës moderne dhe i pari që nga viti 2008.

Sondazhet tregojnë se rreth 85 për qind e publikut e mbështeti reformën./klankosova

Read Previous

​Kosova mëson kundërshtarët për kualifikimet Euro 2025

Read Next

Zgjidhet ushtruesi i detyrës së kryeshefit në KRU “Gjakova”