Balla: Shqipëria vendi i vetëm në Ballkan, me bazë ajrore të NATO-s

Për ministrin e brendshëm Taulant Balla, dita e djeshme, që shënoi hapjen e bazës ajrore të NATO-s në Kucovë, ishte një ditë historike për vendin.

Në një prononcim për mediat Balla tha Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan me një bazë ajrore të NATO-s, ndërsa zbuloi nëse do të ketë akses policia në dronët ‘Bayraktar’

“E vërteta është që ne shpesh përdorim edhe infrastrukturën e Forcave të Armatosura, jo vetëm dronë por edhe helikopterë. Dita dje ka qenë një ditë historike për vendin, jemi vendi i vetëm me një bazë ajrore të NATO, dhe shume shpejt edhe me një bazë detare të NATO-s” u shpreh Balla. /abcnews.al

Read Previous

Nis takimi Bislimi-Lajçak

Read Next

“Mora fjalë” për herë të parë në Kuvendin e Kosovës