Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh shef i ekipit negociator të palës kosovare, nëpërmjet një postimi në “Facebook” të martën, tha se Serbia është palë penguese në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, ndonëse të dy palët arritën një marrëveshje para një viti nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE).
Kështu u shpreh zëvendëskryeministri kosovar në një-vjetorin e “marrëveshjes historike” që u arrit më 27 shkurt 2023 në Bruksel të Belgjikës ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç pas një cikli të gjatë të negociatave. Megjithatë, marrëveshjes i mungon një aspekt i rëndësishëm: nënshkrimet e dy lojtarëve kryesorë.“Kur do të duhej të ishim në rrugën e drejtë të zbatimit të plotë dhe pa kushte të Marrëveshjes së Brukselit, shënojmë një vit nga dita kur u dakordua ajo, dhe Serbia ende refuzon ta nënshkruajë e rrjedhimisht dhe zbatojë marrëveshjen”, deklaroi Bislimi, duke shtuar se përgjatë kësaj periudhe pala kosovare u ballafaqua me shkeljet dhe destrkutivitetin e Serbisë në terren. /Albanianpost.com