Kanosen disa pjesëtarë të KFOR-it në Prizren, policia jep detaje

Disa pjesëtarë të KFOR-it, derisa kanë qenë duke qëndruar me një lokal, janë kanosur nga dy persona.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 09:00 në fshatin Libuqevë, Prizren.

Tutje bëhet e ditur se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Pas një pune hetimore janë ndaluar dhe arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndërkaq, gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar pushkë gjuetie. Rasti nën hetime.

/Telegrafi/

Read Previous

Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, Rama ndan pamjet: Rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të aleancës

Read Next

Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në samitin për Ukrainën në Tiranë