Moti, vranët dhe kohë pas kohe me shi e borë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot dhe nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu dhe bore, ndërsa në viset malore me reshje bore të intensitetit mesatar.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s. /Telegrafi/

Read Previous

Policia për 24 orë gjobiti 432 qytetarë për mosrespektim të Ligjit për Pandeminë

Read Next

Qeveria Kurti 2, këta pritet të jenë disa nga ministrat