Një tentim-vrasje ka ndodhur në brendi të punëtorisë “Dielli” që gjindet në Rr. “Gaspër Karaçi” në Gjakovë.
I dyshuari ka gjuajtur me armë në drejtim të punëtorisë duke menduar se viktima ndodhej brenda, por pa arritur ta qëllojë.
Ndryshe rasti gjatë ditës u bë publik nga Policia e Kosovës të cilët kanë dhënë detaje.
“Pas fjalosjes i dyshuari kishte shkuar tek vetura e tij ndërsa ankuesi ishte larguar jashtë puntorisë. I dyshuari kishte marrë një armë zjarri të shkurtë, me të cilen kishte shkuar në zyrën e deshmitarit të lartëcekur duke e kërkuar viktimën. Dëshmitari ishte munduar ta ndalte mirëpo i dyshuari kishte gjuajtur në drejtim të derës së puntorisë duke menduar se viktima ndodhej aty brenda”.
Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e rastit të ndodhur.