Sipas një njoftimi të bërë nga Ngrohtorja e Qytetit të Gjakovës, si pasojë e dëmtimit të kabllos që e furnizon Ngrohtoren me energji elektrike, është bërë ndërprerja e furnizimit me ngrohje.
Nga Ngrohtorja gjithashtu kanë bërë të ditur që po punojnë intensivisht për sanimin e këtij problemi, në mënyrë që ngrohja të rikthehet sa më shpejtë.
Postimi i plotë i Ngrohtores :
“Të nderuar konsumatorë,
Ju njoftojmë se, si pasojë e dëmtimit të ripërsëritur dhe të qëllimshëm të kabllos së furnizimit me energji elektrike pranë rrugës së re transite në Gjakovë që është në ndërtimin e sipër, kemi ndërprerje të furnizimit me ngrohje.
Per këtë rast janë njoftuar dhe organet kompetente, Policia e Kosovës.
Po punojmë intensivisht që sa më shpejtë të riparojmë avarinë dhe të kthehemi operimit.
Jemi falenderues ndaj mirëkuptimit tuaj!“