Osmani: Miqësia me SHBA-në, testament i rrënjosur thellë

Presidentja Vjosa Osmani e ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier morën pjesë në shënimin e Ditës së Presidentit Amerikan, në Sheshin “Bill Clinton”, në Prishtinë.

Presidentja Osmani, tha më këtë rast se ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, ishte bërë zë i Kosovës, në kohën kur dhuna ndaj nesh kishte arritur në shkallën e gjenocidit.

Osmani dhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, shënuan Ditën Ndërkombëtare të Presidentit të SHBA-së me një aktivitet te shtatorja e Bill Clintonit në Prishtinë.

Kjo ditë u shënua me iniciativën e Shoqatës Historike të Shtëpisë së Bardhë dhe ambasadorit amerikan Hovenier.

Tutje, presidentja Osmani foli edhe për presidentin Biden, angazhimi i të cilit për Kosovën ka nisur që herët, për të vazhduar edhe si nënpresident, por edhe tani si president i SHBA-së, duke dëshmuar si një mik i madh i vendit dhe popullit tonë.

“Mbështetja e presidentit Biden është testament i vërtetë, i rrënjosur thellë në marrëdhëniet tona”, deklaroi Osmani.

Hovenier: Klintoni lider i jashtëzakonshëm, ka marrë vendime të guximshme

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Jeff Hovenier, Ambasador i SHBA-së në Kosovë, i cili po merr pjesë në  shënimin e Ditës së Presidentit Amerikan, në Sheshin “Bill Clinton”, në Prishtinë, tha se është i nderuar që, po merr pjesë në ngjarjen që i kushtohet Ditës së Presidentit Amerikan, në Sheshin “Bill Clinton”, duke falënderuar kontributin e presidentes Osmani.

Ai më tej kujtoi fjalët e ish-presidentit Clinton përmes të cilave shprehet arsyeja e angazhimit të tij për popullin e Kosovës gjatë luftës së fundit dhe falënderimin e tij për popullin kosovar për respektin e treguar ndaj tij.

Hovenier, mes tjerash, tha se nga të gjithë presidentët amerikanë, qoftë ata para, qoftë ata pas tij, Clintoni ishte lider i jashtëzakonshëm, që ka marrë vendime të guximshme. /RTK/

Read Previous

Halilaj: Do të hiqet taksa komunale për klubet sportive

Read Next

Protestë në Shkup: Navalny, viktimë e regjimit gjenocidal të Putinit