Kosova dhe Estonia me konsultime politike mes dy vendeve

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Estonisë, Siiri Königsberg kanë zhvilluar konsultime politike mes dy vendeve.

Gjatë këtij takimi ata vlerësuan bashkëpunimin e lartë mes dy vendeve si dhe u diskutua mbi zhvillimet aktuale në të dyja vendet si dhe bashkëpunimin në rrafshin ndërkombëtar, shkruan lajmi.net.

Tutje në takim u bisedua edhe për mundësitë e përfitimit nga Estonia në fushat e digjitalizimit të arsimit dhe sportit, mbrojtjes, energjisë dhe teknologjisë.

Në takim është folur edhe lidhur me zhvillimet aktuale në të dyja vendet, fokus i bisedës ishte agresioni i Serbisë nëpërmjet sulmit terrorist ndaj Republikës së Kosovës në shtator të vitit të kaluar dhe ndikimi rus në rajon përmes Serbisë.

Njoftimi i plotë:

Nën drejtimin e Zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z.Kreshnik Ahmeti, dhe Drejtoreshës së Përgjithshme të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Estonisë, znj.Siiri Königsberg, u zhvilluan konsultimet politike midis dy vendeve.

 Gjatë takimit u vlerësuan lartë marrëdhëniet e konsoliduara mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Estonisë. Po ashtu, u trajtuan në detaje temat e bashkëpunimin bilateral si dhe u diskutua mbi zhvillimet aktuale në të dyja vendet si dhe bashkëpunimin në rrafshin ndërkombëtar.

 Në kuadër të bashkëpunimit bilateral u bisedua për avancimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, me fokus të veçantë mbi mundësitë e përfitimit nga Estonia në fushat e digjitalizimit të arsimit dhe sportit, mbrojtjes, energjisë dhe teknologjisë.

 Sa i përket bashkëpunimit multilateral u trajtuan proceset integruese të Kosovës në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë Këshillin e Evropës dhe Bashkim Evropian. Me këtë rast, Zëvendësministri Ahmeti, e falënderoi Republikën e Estonisë për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën në këto procese.

 Lidhur me zhvillimet aktuale në të dyja vendet, fokus i bisedës ishte agresioni i Serbisë nëpërmjet sulmit terrorist ndaj Republikës së Kosovës në shtator të vitit të kaluar dhe ndikimi rus në rajon përmes Serbisë. Në këtë kontekst u fol edhe për agresionin e paprovokuar rus ndaj Ukrainës dhe ndikimin e saj në rajonet përkatëse. 

/Lajmi.net/

Read Previous

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër 12 personave për marrje dhe dhënie të ryshfetit, disa prej tyre zyrtarë policorë

Read Next

​Arteta e konfirmon interesimin në Mbappen