​Klopp, trajneri më i mirë i muajit në Premier Ligë

Jurgen Klopp e ka fituar çmimin e trajnerit më të mirë të muajit janar në Premier Ligë.

Trajneri i Liverpoolit e fiton çmimin në fjalë për të 10-ën herë në karrierën e tij, dhe të parin që nga maji i vitit 2021, raporton KosovaPress.

Kjo gjë nënkupton se vetëm tre trajnerë në histori të Premier Ligës e kanë fituar çmimin në fjalë më shumë se Klopp, i cili barazohet me trajnerin e West Hamit, David Moyes.

Liverpooli i Klopp ishte i vetmi ekip që luajti tre ndeshje të Premier Ligës dhe t’i fitojë që të tri ndeshjet në janar, muaj ky në të cilin ai njoftoi për largimin e tij nga klubi në fund të sezonit.

Liverpooli mposhti Newcastle United, Bournemouth dhe Chelsean, duke shënuar nga katër gola në secilën fitore dhe duke e mbyllur muajin në krye të tabelës së Premier Ligës.

Klopp mposhti Mikel Artetan e Arsenalit, Rob Edwards të Luton dhe Pep Guardiolan e Manchester Cityt për ta fituar çmimin e trajnerit më të mirë të muajit në Premier Ligë. 

Read Previous

Kurti takon përfaqësues të kompanive gjermane, i fton për investime në Kosovë

Read Next

Nora Gjakova nuk do të garojë në finale të Grand Slam Baku