Gaza: 28 mijë e 576 të vrarë, 68 mijë e 291 të plagosur

Të paktën 28 mijë e 576 njerëz janë vrarë në Gaza, dhe të paktën 68 mijë e 291 të tjerë janë plagosur, tha Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Numri i fundit përfshin 103 njerëz të vrarë gjatë 24 orëve të fundit, tha një deklaratë e ministrisë, raporton Al Jazeera.

Mijëra trupa janë varrosur nën ndërtesat e shembura në Gaza, që do të thotë se numri aktual i të vdekurve që nga 7 tetori është shumë më i lartë se sa sugjerojnë shifrat zyrtare.

/klankosova/

Read Previous

Mbledhja e 188-të, këto janë të gjitha vendimet që mori Qeveria Kurti

Read Next

Opozita në Francë kërkon që vendi të mos i shesë armë Izraelit