Murati: Vendimin e BQK-së e mbështesin të gjithë partnerët ndërkombëtarë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në një konferencë të përbashkët me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka sqaruar se mosmarrëveshje me partnerët ndërkombëtarë kanë pasur vetëm për shkak të peridhës që do të hynte në fuqi vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), për ndalimin e përdorimit të dinarit.

Murati, para gazetarëve deklaroi se edhe partnerët e mbështesin këtë vendim duke thënë se “koordinohen” me partnerët ndërkombëtarë gjatë gjithë kohës.

“Është një vendim që është marrë nga Banka Qendrore e Kosovës, në dhjetor të vitit të kaluar. Patjetër, se konsultohemi, koordinohemi, kemi parasysh të gjitha aspektet sa i përket qëllimet që synon të arrijë rregullorja e BQK-së të gjithë partnerët ndërkombëtarë janë një zëri që e mbështesin të gjithë”.

“I vetmi dallim është në periudhën apo si të dizajnohet periudha tranzitore që është kërkuar të jetë e për të cilën besoj që e keni parë që BQK-ja është e angazhuar tej mase”.

Murati, pas lëvdatave që ka përmendur gjatë qeverisjes Kurti kur është pyetur për dështimet ka thënë se jemi ballafaquar me “kriza që ndodhin një herë në 100 vjet”.

“Pandemia ishte një krizë që ndodh një herë në 100 vjet, pastaj kishim një luftë në kontinentin evropian që ishte sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës dje, për më tepër kishim edhe shkallë të inflacionit dy shifrore në kontinentin evropian. Pra, kishim disa kriza që vetëm njëra që të ndodh, probaliteti është shumë i ulët e lërë më të ndodhin të gjitha menjëherë në tri vitet e qeverisë”, ka thënë Murati.

Por, sipas tij puna e dikastereve ka qenë e jashtëzakonshme në krahasim me krizat që janë ballafaquar.

“Ja kemi dalur mbanë që të qëndrojmë dhe që të ketë qëndrueshmëri dhe për më tepër edhe zhvillim ekonomik dhe rritje të vendeve të punës”. /Albanianpost.com

Read Previous

Hidhet shorti për Kupën e Kosovës në futboll, ja kush me kë takohet

Read Next

Stoltenberg: Kosova dhe Serbia të përmbahen nga retorika nxitëse