Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, e ka konfirmuar vizitën e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken në Shqipëri.
Miller bëri të ditur se Blinken do të udhëtojë në Shqipëri dhe në Gjermani, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
“Në të dyja ndalesat, ai do të nënvizojë rolin jetik të aleatëve dhe partnerëve në sfidat globale si lufta në Ukrainë dhe vendosja e paqes dhe sigurisë në Lindjen e Mesme”, shkroi Miller.
Ndonëse Miller nuk e bëri të ditur datën se kur Blinken do të jetë në Shqipëri, në media është raportuar se Sekretari amerikan do të jetë për vizitë në Tiranë më 16 shtator.
/klankosova/