Euro në rritje, po i afrohet nivelit të 106 lekëve

Euro e ka mbyllur javën në rritje. Sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, valuta europiane po këmbehet mesatarisht me 104.23 lekë.

Në raport me një ditë më parë euro ka fituar 0.11 pikë.

Megjithatë, pavarësisht forcimit të lehtë, valuta europiane vijon të qëndrojë poshtë niveleve të 105 lekëve. Javën e kanë mbyllur në rritje edhe dy prej valutave të tjera kryesore në vend, dollari amerikan dhe paundi britanik./a2news/

Read Previous

Rita Ora dhe Dua Lipa mund të performojnë në hapjen e Lojërave Mesdhetare 2030 në Kosovë

Read Next

Çfarë do të thotë kur qumështi ka 1,2 apo 2,8 % yndyrë?