Gjakovë/ Lëndohen tre persona në një aksident trafiku

Një aksident ka ndodhur sot në rrugën Gjakovë-Prizren, tek vendi i quajtur fshati slloven.

Aty janë përfshirë dy automjete dhe lëndime kanë marrë tre persona, të cilët më pas janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovës.

Këtë lajm për TV SYRI-n e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës.

Deklatrata e plotë e Policisë :

“Në rrugën Gjakovë-Prizren, tek vendi i quajtur “fshati Slloven”, rreth orës 12:20 është pranuar informatë për aksident trafiku.

Menjëherë policia ju ka përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete udhëtarësh, ku përveç dëmeve materiale tre persona janë dërguar në Spitalin e Përgjithëshme në Gjakovë për trajtim mjekësor.

Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin.”

/tvsyrivision/

Read Previous

Haxhiu takohet me homologun britanik: U rikonfirmua mbështetja e bashkëpunimin në fushën e drejtësisë

Read Next

Fermerët spanjollë bllokojnë rrugët me traktorë për të dytën ditë radhazi