Dogana i kap mbi 13 mijë euro të padeklaruara në Bërnjak

Dogana e ka ndaluar një automjet, në të cilin gjendeshin 13 mijë e 350 euro të padeklaruara.

Rasti ka ndodhur në pikën kufitare në Bërnjak.

Në njoftim thuhet se sipas procedurave do të konfiskohen 3 mijë e 337 euro e 50 centë.

“Kjo masë është ndërmarrë si pasoje e shkeljes së rregullave të deklarimit të monetar, derisa shuma e mbetur do të nënshtrohet një verifikimi të mëtejshëm në lidhje me origjinën e këtyre mjeteve monetare, në bashkëpunim me sektorët kompetentë dhe në koordinim me prokurorinë”, thuhet në njoftimin e Doganës. /Klankosova.tv/

Read Previous

Tetë marrëveshje ndërkombëtare nesër në Kuvend, pozita kërkon nga opozita të reflektojë

Read Next

Hehir: E padrejtë që Kosova është nën sanksione të BE-së dhe jo Serbia