Çfarë po ndodh në botë?

Irani paralajmëron SHBA: “Ne nuk lëmë asnjë kërcënim pa përgjigje!”

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shefi i Gardës Revolucionare Islamike në Iran, Hossein Selami, reagoi ashpër ndaj kërcënimeve kundër Iranit. Baza e grupit iranian në Irak sulmoi një bazë të ushtrisë amerikane, duke sjellë vdekjen e tre ushtarëve amerikanë.

Hossein u shpreh se sa i përket kërcënimeve nga zyrtarët amerikanë, Irani i dërgon mesazhin e qartë: Ata e kanë testuar Iranin dhe njihen edhe më parë.

“Na keni testuar dhe ne njihemi. Ne nuk lëmë asnjë kërcënim pa përgjigje”, tha ai, ndërsa trupat amerikanë kanë thënë se do t’i përgjigjen sulmit që solli vdekjen e tre ushtarëve në bazën e saj.

Stamboll/ Një person rrëmben 7 punonjës fabrike

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një person i armatosur në Stamboll ka mësyrë në 1 fabrikë amerikane, “Procter & Gamble” dhe ka marrë peng 7 punonjës. Fabrika ndodhet në një zonë periferike të Stambollit dhe sipas burimeve, personi ka hyrë pa ngjallur dyshime në fabrikë.

Ai e ka kryer aktin si një shenjë proteste kundrejt sulmeve izraelite në Gaza dhe gjendjes së vështirë të palestinezëve.

Kryeministri izraelit njofton se ç’do të ndodhë me luftën në Gaza

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Benjamin Netanyahu ngul këmbë se marrëveshja me Hamasin, për të liruar më shumë se 100 personat që mbahen peng në Gaza nuk do të vijë me “asnjë çmim”, duke reaguar kështu pas protestave të shumta të ndodhura në të gjithë Izraelin.

“Ne nuk do ta përfundojmë luftën, nuk do të heqim forcat izraelite dhe nuk do çlirojmë mijëra terroristë” tha ai, ndërsa familjarët e njerëzve që janë marrë peng vijojnë të protestojnë dhe të bëjnë thirrje për rikthimin e të dashurve të tyre.

Rusia godet spitalin në Ukrainë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një bombë ruse ka goditur një spital në verilindje të Ukrainës, duke plagosur 4 persona dhe duke sjellë evakuimin e shpejtë e pacientëve.
 
38 persona u detyruan të zhvendoseshin nga spitali, ndërsa 4 të tjerët morën përkujdesje mjekësore në vendngjarje. Ndërkohë, fasada e spitalit pësoi dëmtime.
 
Rusia ka nisur të ashpërsojë sulmet kundrejt Ukrainës, ndërsa bëhen thirrje të shumta që lufta mund t’i kalojë kufijtë Rusi – Ukrainë për t’u zgjeruar edhe më tej./Anabelmagazine/

Read Previous

Pastrimi i policisë, vetingun e kaluan tetë drejtues, vetëm një përjashtohet

Read Next

SHBA shton 353 mijë vende pune në janar, shumë më tepër se sa vlerësimet