Sukseset e hendbollisteve të klubit “Shqiponja” janë kurorëzuar shumë mirë në ceremoninë sportive për shpalljen e më të mirëve në vitin 2023 për hendbollin kosovar.
Klubi është vlerësuar fitues në dy kategori, në atë të kadeteve dhe të pioniereve, gjithmonë duke synuar që angazhimet dhe të arriturat të shtohen edhe gjatë këtij vitit.