Bislimi: E njoftova ministrin çek për masat e BE-së ndaj Kosovës, ato duhet të hiqen

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka falënderuar ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvorak, për vizitën në Kosovë dhe mbështetjen e dhënë ndaj vendit.

Ai, në një konferencë të përbashkët për media, ka theksuar se e ka informuar Dvorakun për reformat që Kosova po planifikon t’i ndërmarrë për si pjesë e iniciativës për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

“E kam njoftuar për masat kundërt Kosovës, është pozita që masat duhet të hiqen sa më shpejtë që është e mundur”.

“Procesi i dialogut me Serbinë nuk duhet të lidhet me procesin integrues të Kosovës, fokusi duhet të kthehet te aspirata jonë e integrimit evropianë”, ka thënë Bislimi. /Klankosova.tv

Read Previous

A mund të shkaktojë lufta në Gaza përplasje mes SHBA-së dhe Iranit?

Read Next

Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 37 aktakuza kundër 48 personave