BE -ja deklarohet për Republika Sërpskan, thotë se çdo veprim do të sillte pasoja të rënda

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se e ka mbrojtur gjithmonë sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues dhe njohjen ndërkombëtare të Bosnjë e Hercegovinës.

Stano ka thënë se të gjithë akterët politikë, veçanërisht ata të Republikës Sërpska, duhet të përmbahen nga retorikat dhe veprimet provokuese, që vënë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial në Bosnje Hercegovinë.

Ndër tjera, ai shtoi se legjitimiteti i Republika Sërpskas nuk është në përputhje me Kushtetutën e Bosnje Hercegovinës.

“Dhe mund të përsëris, BE-ja këmbëngul që të gjithë akterët në Bosnjë dhe Hercegovinë të respektojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Çdo veprim që do të shkonte kundër këtyre parimeve do të çonte në pasoja të rënda”, ka thënë Stano.

/Klankosova.tv/

Read Previous

Gjermani/ Mbi 320 mijë aplikime për azil në 2023

Read Next

20 mijë 675 raste janë pranuar në emergjencën e Gjakovës gjatë vitit 2023