Final 8 i Kupës së Kosovës në basketboll pritet të mbahet në Gjakovë

Final 8 i Kupës së Kosovës në basketboll në konkurencën e meshkujve pritet të mbahet në qytetin e Gjakovës.

Klubi i Vëllaznimit ka shprehur interesim serioz dhe është favorit kryesor për të marrë organizimin e kësaj ngjarje presitgjioze në basketbollin e Kosovës.

Federata e Basketbollit të Kosovës ditë më parë shpalli konkurs për këtë organizim dhe konfirmoi se afati për aplikim zgjat deri më 8 janar.

Final 8 i Kupës së Kosovës në basketboll, për edicionin 2023/24 zhvillohet në datat 13-17 Shkurt 2024.

/asistonline/

Read Previous

Çekia zgjat kontrollet kufitare me Sllovakinë deri në shkurt

Read Next

Mbi 10 mijë udhëtarë më shumë në tri ditët e para të janarit në Aeroportin e Prishtinës, krahasuar me vitin e kaluar