Dy gra nga Gjakova të hënën kanë raportuar se vajzat e tyre janë larguar nga shtëpitë dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 21:00.
“Gjakovë 24.12.2023-21:00. Më datë 25.12.2023 dy ankueset femra kosovare kanë raportuar se vajzat e tyre viktimat femra kosovare janë larguar nga shtëpitë dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /tvsyrivision/