OBSH: Një nënvariant i llojit Omicron po përhapet me shpejtësi nëpër mbarë botën

Një nënvariant i llojit Omicron i koronavirusit, është klasifikuar si variant që po përhapet me shpejtësi nëpër mbarë botën, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH.

JN.1, është zbuluar në shumë vende të botës, përfshirë Indinë, Kinën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rreziku për publikun, thotë OBSH, aktualisht është i ulët dhe vaksinat aktuale vazhdojnë të ofrojnë mbrojtje te njerëzit.

Por, OBSH-ja tutje paralajmëron se COVID dhe infeksionet tjera mund të rriten shumë këtë dimër.

Edhe viruset respiratore si gripi, virusi sincicial i frymëmarrjes (RSV) dhe pneumonia e fëmijërisë janë gjithashtu në rritje në hemisferën veriore.

Virusi që shkakton COVID po ndryshon vazhdimisht me kalimin e kohës dhe ndonjëherë kjo çon në zhvillimin e varianteve të reja.

Omicron ka qenë varianti dominues global për disa kohë.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Blinken thotë se duhet të mbrohen civilët në Gaza, tregon disa mënyra si të bëhet kjo

Read Next

Zëvendësministri i MPJ-së: Greqia është një hap afër njohjes së Kosovës