Konfirmohet vendi dhe data e finales së Superkupës së Kosovës

Prishtina ka konfirmuar vendin dhe datën për finalen e madhe ndaj Ballkanit në Supërkupën e Kosovës.

Superkupa e Kosovës ka disa vite që zhvillohet në dimër apo më saktë në muajin janar.

Edhe kësaj radhe fituesi i kampionatit dhe fituesi i Kupës do të ndeshen mes vete në këtë muaj.

Ballkani si kampion dhe Prishtina si fitues i edicionit të fundit të Kupës së Kosovës do të ndeshen mes vete në finalen e Superkupës.

Klubi kryeqytetas ka konfirmuar se kjo ndeshje do të zhvillohet në Antalia të Turqisë më 20 janar 2024.

“FC Prishtina do të tentojë Superkupën e 11-të në përballje me FC Ballkani më 20 janar në Antalya të Turqisë”, thuhet në njoftimin e kryeqytetasve. 

/Telegrafi/

Read Previous

Investim prej 1.7 milionësh në Parkun Industrial në Viti, Kurti: Do të ndikojë në zhvillimin ekonomik

Read Next

AUV ndalon pije energjike, ishin me afat të skaduar – hasen edhe produkte ushqimore të dyshimta për konsum