39-vjeçari rrah nënën, i kërcënon familjarët e tjerë me vrasje

Konfliktet në familjet kosovare janë goxha të shpeshta dhe përcillen me kanosje serioze e përleshje që eskalojnë edhe në rrahje brutale.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Lipjan, ku është arrestuar një 39-vjeçar.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjithçka ka ndodhur në orët e pasdites, kuri dyshuari e ka kërcënuar me vrasje nipin dhe familjarët e tjerë, e situata ka eskluar kur i njëjti edhe ka ekspozuar armën.

Për të mos mbaruar me kaq, 39-vjeçari ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj nënës së tij të moshuar, duke e sulmuar brutalisht.

Përballë kësaj situate, viktimat e kanë kërkuar ndihmën e Policisë, duke e denoncuar të dyshuarin.

Si rezultat i raportimit të rastit, Policia është vënë në lëvizje dhe i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Me urdhër të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprat “Dhunë në familje”, “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”./Sinjali/

Read Previous

Profesori amerikan për sulmin në Banjskë: Duket se qëllimi ishte kapja e katër komunave në veri të Kosovës

Read Next

Çka u diskutua në takimin Osmani-Rohde ?