Pas Policisë së Kosovës, protestë para Qeverisë së Kosovës kanë organizuar edhe Zjarrfikësit e Kosovës.
Të enjten, rreth orës 11:30, zjarrfikësit para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës kanë kërkuar kushte më të mira, rritje të pagave e pagesa për kujdestari dhe për punë shtesë jashtë orarit.
Zjarrfikësit kanë kërkuar edhe pagesa për rrezikshmëri dhe rritje të numrit të zjarrfikësve nëpër komuna.
Të njëjtit janë ankuar edhe për mungesë të makinerive dhe pajisjeve të tjera të punës. /Albanianpost.com