Kanë përfunduar nëntë nga 10 ndeshjet e sotme të Kupës së Kosovës, të vlefshme këto për fazën e 1/16-ës së kësaj gare.
Drita e ka siguruar biletën drejt 1/8-ës pasi që e ka shkatërruar Dardaninë 9:0, raporton KosovaPress.
Po ashtu, fitore sot regjistruan edhe Ballkani e kampioni aktual i kësaj gare, Prishtina.
Ballkani e ka mposhtur 2:0 si mysafirë Drenicën, njëjtë sikurse Prishtina që fitoi 2:0 në udhëtim kundër Rahovecit.
Ndërkaq, në ndeshjen mes Lirisë dhe Rilindjes 1974 nevojiten vazhdimet, pasi që koha e rregullt u mbyll me rezultat të barabartë 2:2.
Me fitoret e sotme, Dukagjini, Prishtina, Trepça ’89, Drita, Vëllaznimi, Ballkani, Feronikeli ’74, Gjilani dhe 2 Korriku i bashkohen Llapit dhe Malishevës në 1/8-ën e Kupës së Kosovës.
Më poshtë i gjeni rezultatet finale të ndeshjeve në Kupën e Kosovës.
Flamurtari 0:3 Dukagjini
Rahoveci 0:2 Prishtina
Vllaznia 2:4 Trepça ‘89
Dardania 0:9 Drita
Vëllaznimi 2:1 Ferizaj
Drenica 0:2 Ballkani
Feronikeli ’74 2:0 Istogu
Liria 2:2 Rilindja 1974 (ndeshja shkon në vazhdime)
Ramiz Sadiku 1:3 Gjilani
Fushë Kosova 1:3 2 Korriku